Berisha: Jo karta falas

18/03/2009 15:10

Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar ne mbledhjen e qeverise se askush nuk do te marre falas leternjoftimet elektronike, pasi sipas tij kjo do te thote te shkaterrosh procesin me te rendesishem te vendit. (UPDATE)

“Perpjekjet per t’u shmangur nga procesi jane perpjekje ta prishur ate. Per leternjoftimet te gjithe shtetasit do te paguajne”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverise kritikoi opoziten per qendrimin e saj qe sipas tij nuk inkurajon qytetaret te aplikojne.

“Megjithe zhurmen e pabaze te opozites aplikimi per karta vijon normalisht. Deri tani jane prodhuar 125 mije karta dhe kane mbetur jo me shume se 400 shtetas pa pasaporte, pa u pajisur me karta”, u shpreh Berisha.

Duke u bere thirrje qytetareve te aplikojne per leternjoftimet elektronike, kryeministri Berisha garantoi qytetaret dhe opoziten per ngritjen e nje infrastrukture te sigurte zgjedhore deri me 28 qershor.

 

Top Channel