Surprizat na shtyjne te mesojme me shpejt

16/03/2009 19:45

Surprizat, qofshin te mira apo te keqija kane nje efekt pozitiv; ato na stimulojme te mesojme me shpejt.

Sipas nje studimi amerikan, neuronet qe marrin pjese ne kete proces aktivizohen kur tek ne ndodh nje proces i papritur. Shkencetaret e Universitetit te Pensilvanias kane studiuar aktivitetin e neuroneve ne nje zone te vecante te trurit qe quhet “substantia nigra” e cila mund te preket edhe nga semundja e Parkinsonit.

Personat vullnetare qe moren pjese ne studim kane treguar sjellje me te kujdesshme dhe me te plote pasi kane qene objekt i surprizave. Sipas prof. Gordon Baltuch, kjo zone e trurit lejon aktivizimin e neuroneve per te pasur nje njohje me te thelle dhe te shpejte. Kjo sjellje ngjan shume me tregjet financiare qe reagojne menjehere vetem ne rast te sjelljeve te paparashikuara.

 

Top Channel