Protestuesit prane “Zogut te Zi”

15/03/2009 17:35

Pritet te mberrije ne sheshin e “Zogut te Zi”, flamuri gjigant i mbajtur ne krahe qe nga Gerdeci, nga mbeshtetesit e protestes se Koalicionit Qytetar.

Kjo proteste ka filluar qe ne oren 12.20, pikerisht ne momentin e shperthimit nje vit me pare.

Ne protesten e nisur prej Gerdecit, kane marre pjese Sindikatat e Minatoreve, Shoqatat e Grave, emigrantet, qytetare te thjeshte, te cilet kane levizur bashke me flamurin per kilometra te tjera.

Vullnetaret, pritet qe te marrin te fundit flamurin dhe te mberrijne ne ndalesen prane “Zogut te Zi”, ku do te bashkohen me politikane e te gjithe se bashku te nisen drejt sheshit “Skenderbej”.

Ne oren 18:00 pikerisht nga ky shesh, pritet te mbahen edhe fjalimet e rastit ne fjalimet ne diten perkujtimore te nje prej tragjedive me te medha te viteve te fundit.

FOTO GALERI
1/3
Kujtohen viktimat e tragjedise

Top Channel