“Gerdeci”, protestuesit mberrijne te Kryeministria

15/03/2009 19:25

Krere politike, drejtues organizatash dhe sindikatash, qytetare te thjeshte mberriten para selise se Kryeministrise, aty ku pritet te mbaje fjalen e tij edhe kreu i Partise Socialiste, Edi Rama.

Flamuri gjigant, i cili eshte sjelle nga Gerdeci gjate nje marshimi te nisur prej mesdites, do te qendroje para nderteses se ekzekutivit shqiptar.

Turma u zhvendos qetesisht nga sheshi “Skenderbej”, pergjate bulevardit “Deshmoret e Kombit”.

Gjinushi: Kjo, qeveri e skandaleve

Kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, ne protesten e sotme ne sheshin “Skenderbej”, denoncoi qeverine e kryeministrit Berisha qe ka shkaktuar vetem skandale dhe varferi.

“Qeveria e Berishes eshte ne krah te krimit, nuk punon me institucionet. Kjo qeveri nuk bashkepunon me deshmitaret per te zbuluar kriminelet, po perdor kriminelet per te zhdukur deshmitaret”, u shpreh Gjinushi.

Sipas kreut te PSD-se, vendi tashme eshte ne krize ekonomike, politike dhe sociale, ndersa premtimet e kryeministrit jane si premtimet e Sudes ne vitim 96-te.

Milo: Tragjedia e Gerdecit, simbol i qeverisjes

Kryetari i Demokracise Sociale, Paskal Milo, deklaroi se Gerdeci nuk ishte gje tjeter, vecse rezultat i veprimeve te bandave politike dhe mafioze qe kane ardhur ne pushtet ne 2005 per shkak te disa aventuriereve te se majtes shqiptare.

Duke e cilesuar tragjedine e Gerdecit, si simbolike te qeverisjes aktuale, Milo kerkoi qe t’i jepet fund drejtimit te shtetit nga individe qe shkaktojne ngjarje te renda.

“Me 28 qershor t’i japim fund ketyre episodeve te hidhura. Gerdeci ishte historia e radhes anti-njerezore e kesaj mazhorance dhe nuk ishte e para”, u shpreh Milo.

Kreu i PSD-se mbajti fjalen para protestesve ne sheshin “Skenderbej”, nen moton “Mos Harro” ne kujtim te viktimave te tragjedise se Gerdecit.

 

Top Channel