Zjarr ne nje pallat ne Yzberisht, nuk ka te lenduar

14/03/2009 12:55

Flaket e zjarrit kane perfshire nje pallat banimi ne Yzberisht.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta me pare dhe mesohet se intensiteti i flakeve ka qene i madh. Zjarri ka nisur ne nje apartament ne katin e katert te pallatit.

Sipas informacioneve te para, nuk ka asnje person te lenduar, por vetem deme materiale te baneses. Zjarrfikesit nga kryeqyteti kane mberritur ne vendin e ngjarjes per te shuar flaket.

Me ta ka mberritur edhe policia, qe po punon per te zbardhur shkaqet e renies se zjarrit.

Top Channel