Ndryshimet e klimes, ja 10 speciet e medha ne rrezik

14/03/2009 10:25

Ndryshimet e klimes jane kthyer ne nje kercenim global. Te rrezikuara jane edhe 10 speciet e medha, simbol i biodiversitetit: oriu polar, pinguini, elefanti afrikan, breshkat e ujit, tigri i Sunderbansit, balenat e delfinet, orangutanet, albatrosi dhe barrierat koralore.

WWF, (World Wildlife Fund) ka publikuar harten boterore te efektit klime, ne prag te evenimentit Earth Hour te 28 marsit. Ne kete dite e gjithe bota do te shuaje dritat per nje ore.

Organizata ka bere nje studim per efektet e mundhme qe ndryshimet e klimes do te kene ndaj specieve me te njohura ne bote. Duke u mbeshtetur edhe ne publikimet e fundit shkencore, WWF thote se 90 perqind e Barrieres se Madhe Koralore mund te zhduket brenda vitit 2050, se bashku me 75 perqind te pinguineve ne Antarktide.

Arinjte polare mund te zhduken brenda fundit te shekullit, per shkak te rritjes se temperatures se ujit. Rerzik edhe per tigrat ne Sunderbans, qe ne 100 vjetet e fundit kane arritur ne 4 mije ekzemplare.

Top Channel