Balena humb rrugen, noton ne gjirin e San Diegos

14/03/2009 11:05

Nje balene gri, qe dyshohet te kete humbur orientimin, prej disa ditesh noton ne gjirin e San Diegos ne Kaliforni. Lajmin e kane bere te ditur autoritetet lokale.

Rojat bregdetare thane se balena gri, nje specie qe zakonisht emigron ne kete sezon, duket se ka humbur rrugen dhe gjendet prej disa ditesh ne kete zone.

Rojat kane kerkuar qe mjetet lundruese te qendrojne te pakten 100 metra larg balenes, per te mos e demtuar ate. Balena ka terhequr edhe vemendjen e shume turisteve.

Top Channel