Japonia, dy anije patrullimi ne brigjet somaleze

13/03/2009 09:45

Japonia u bashkohet patrullimeve kunder pirateve ne ujerat somaleze. Vendi aziatik ka vendosur te dergoje dy luftanije me 400 marinare per te patrulluar ne brigjet e Somalise.

Mjetet do t’u shtohen atyre britanike, amerikane, franceze dhe gjermane qe veprojne ne kete zone. Dy destrojeret do te nisen neser nga Japonia dhe do te mberrijne ne Gjirin e Adenit brenda tri javesh.

Dislokimi pason nje vendim te ministrise se Mbrojtjes, qe mori edhe miratimin e parlamentit dhe te kryeministrit.
Roli i dy anijeve do te jete mbrojtja e mjeteve lundruese japoneze me ngarkesat dhe ekuipazhet e tyre. Ato do te qellojne veten ne rast vetembrojtjeje.

Top Channel