Tirane, zjarr ne servisin e makinave

12/03/2009 16:05

Nje servis automjetesh ka marre flake duke shkaktuar deme materiale.

Servis “Ylli”  qe ndodhej ne katin e pare te nje godine 2-kateshe, prane fabrikes se miellit Tirana, eshte perfshire nga flaket duke vene ne rrezik dhe jeten e banoreve, qe jetonin ne katin e dyte te nderteses.

Banoret e lagjes kane qene te paret qe kane konstatuar zjarrin dhe kane ndihmuar ne evakuimin e banoreve qe ndodheshin ne banesen ne katin e siperm te servisit.

Ata kane lajmeruar menjehere forcat zjarrfikese te cilat vunen nen kontroll flaket pa arritiur te perhapeshin ne banesat e tjera te cilat ndodheshin shume prane. Policia ka nisur hetimet, nderkohe qe nuk behen te ditura shkaqet e zjarrit.

Top Channel