Pensilvani, dreret qe pijne birre

12/03/2009 23:20

Edhe dreret e pijne birren! Ne fakt kete mendoi i zoti i nje birrarie ne Grinsburg te Pensilvanise, kur ne vend te hajduteve, ata qe shqyen deren e dyqanit te tij ishin tre drere.

Te trembur, punonjes e kliente vrapuan drejt daljes. Castet e incidentit, ku per fat nuk u lendua askush, u regjistruan nga kamerat e sigurise dhe tani po bejne xhiron e botes te shperndara nga agjencite e lajmeve.

Sa per kafshet qe prishen qetesine, duket se u zhduken pa lene gjurme nga dera e pasme e dyqanit.

I zoti i birrarise nuk e merr dot veten nga tronditja.

“Kam kaluar ketu pjesen me te madh te jetes sime, nga mengjesi deri ne darke dhe nuk kam pare kurre as edhe nje dre te vetem, as ne parking. Dhe te mos ishte per kamerat e sigurise nuk do t’i kisha besuar kurre ata qe me morren ne telefon dhe me folen per klientet e rralle qe kishin hyre ne dyqan”, tha pronari.

Top Channel