Trafiku i droges, pranga shqiptareve ne Itali

11/03/2009 10:00

Forcat e policise se Riminit kane zbuluar nje rrjet te trafikut te droges.

Ne pranga kane perfunduar disa shtetas italiane dhe shqiptare, qe akuzohen per trafikimin dhe shperndarjen e kokaines.

Arrestimet u kryen ne provincat e Riminit, Napolit, Terni, Pavia, Imperia, Ferrara, Chieti, Aosta dhe Trento. Emrat e te ndaluarve nuk publikohen nga mediat italiane.

Ne perfundim te operacionit u sekuestruan 3 kg kokaine, 500 paketa ekstazi dhe nje kg hashash.

Top Channel