Energjia, ceket blejne OSSH-ne

11/03/2009 15:00

Ministri i Energjitikes, Genc Ruli dhe perfaqesuesit e kompanise ceke “Chez” hodhen firmat mbi marreveshjen qe shenon fundin e privatizimit te gjate dhe delikat te Operatorit te Shperndarjes.

Marreveshja hyn ne fuqi pas 3 muajsh, kohe gjate te ciles pritet te merret aprovimi ne Kuvend, si dhe te zyrtarizohet garancia financiare e Bankes Boterore, qe siguron pronaret e rinj nga devijimet e mundshme kontraktuale te pales shqiptare.

“Ne shpresojme te ndertojme nje rrjet te suksesshem shperndarje edhe ne Shqiperi ashtu sic kemi bere ne shume vende te rajonit ku jemi prezent. Per kete jemi gati te fillojme, te plotesojme te gjitha detyrimet tona. Dhe presim qe brenda tre muajsh edhe autoritetet vendase, por edhe ato nderkombetare si Banka Boterore, dhe IFC te permbushin ato qe kane marre persiper qe ky proces te realizohet perfundimisht”, u shpreh drejtor i blerjeve ne kompanine ceke, Vladimir Schmalz.

Banka Boterore e quajti privatizimin nje hap shume te rendesishem dhe te suksesshem, por terheq vemendjen se ky eshte vetem fillimi i nje rruge te gjate me sfida mjaft te medha per disiplinimin e sektorit energjitik shqiptar, qe konsiderohet si nje nga me problematiket ne Europe.

“Te dhenat tregojne se deri ne janar eshte paguar me pak se 50 per qind e energjise ne rrjet, duke rezultuar nje nga shifrat me te keqija ne Europe. Kjo ka prekur sektorin, ka sjelle nderprerje te energjise por edhe probleme fiskale duke konsumuar fonde te medha qe te mund te ishin perdorur per shendesine, arsimin dhe per te mbeshtetur te varfrit. Marreveshja e sotme eshte shume e rendesishme. Ne besojme se investitori i ka mundesite qe te disiplinoje sektorin energjitik shqiptar dhe per kete qeveria duhet te krijoje kushtet qe ai te kete perfitime te arsyeshme nga investimet, por pa demtuar te varferit”, u shpreh Ruli.

Ministri Ruli, premton se marreveshja e arritur me ceket permban garancite e mjaftueshme per te mbrojtur qytetaret nga rritjet e pajustifikueshme te cmimit te energjise.

Tenderi per shitjen e Operatorit te Shperndarjes, u zhvillua ne shtator te vititi te kaluar dhe ne te u shpall fituese kompania ceke Chez, e cila bleu 75 per qind te aksioneve me nje vlere 105 milione euro.

Top Channel