Arratiset nga komisiariati, 10 ore pas shoqerimit

11/03/2009 14:05

Nje person ka arritur te arratiset nga dhomat e paraburgimit te komisariatit Kavaje, 10 ore pasi policia  e kishte shoqeruar ate.

Shtetasi Edmond Piraniqi, 30 vjec nga Kavaja ka dale nga dhomat e shoqerimit te ketij komisariati ne rrethana ende te pasqaruara nga agjentet, nderkohe qe policia eshte vene serish ne kerkim te tij.

30-vjecari ishte shoqeruar nga forcat e rendit mbremjen e te martes pas nje sherri banal me nje bashkemoshatarin e tij. Madje burime te pakonfirmuara te policise u shprehen se ai do te hetohej ne lidhje me kete sherr edhe per akuzen e kanosjes me arme.

Zyrtarisht Policia e Shtetit e konfirmoi arratisjen por nuk dha detaje te tjera per shkak te hetimeve qe po kryhen aktualisht.
 

Top Channel