Scajola: Shqiperia, porte hyrese e energjise

10/03/2009 16:10

Qeveria shqiptare dhe ajo italiane kane firmosur marreveshjen per bashkepunim ne fushen e energjise dhe gazit.(UPDATE)

Nenshkrimi i kesaj marreveshjeje sipas perfaqesuesve te dy qeverive eshte pare si fillim i nje bashkepunimi ne fushen energjitike.

“Pakti fryt i nje pune disavjecare qe konkludon me nje qendrim strategjik. Ne do te mbajme lidhje me zhvillimet e mundshme te kooperimit midis sektoreve tane te energjise elektrike”, u shpreh Ruli.

Sipas ministrit italian te Zhvillimit Ekonomik Shqiperia, Roberto Scajola, eshte porte hyrese per burimet energjitike te rajonit te Ballkanit.

Sipas Scajola-s, Shqiperia dhe Italia mund te jene 2 kolonat mbeshtetese te nje politike te re ne sektorin e energjise.

“Krijimi i linjave te nderlidhjes persa i perket sektorit te gazit dhe atij te energjise do te thote te krijosh lidhje qe kalojne nepermjet Shqiperise dhe Italise dhe gjithe rajonit te Ballkanit dhe qe me tej do te bejne te mundur dhe lidhjen me sistemin europian”, u shpreh Scajola.

Krijimi i qendres se re kombetare Dispecer, ndertimi i linjes 400 kilovolt Tirane Elbasan,ndertimi i nenstacionit 400/220/110 kilo volt ishin pjese te kesaj marreveshjeje.

Top Channel