Pallati i rrezuar, prokuroria perfundon hetimet

10/03/2009 16:35

Pese muaj pas rrezimit te nje pallati ne Gjirokaster, prokuroria perfundon hetimet duke derguar dosjen ne gjykate me 7 te pandehur.

Nderkohe qe jane pushuar hetimet per kater te tjere, sepse nuk eshte vertetuar qe te dyshuarit te kishin konsumuar ndonje veper.

Sotiraq Janora akuzohet nga prokuroria per vrasje ne rrethana te tjera cilesuese dhe shkaterrim prone, ndersa te tjeret, Gjergji Mece, Aferdita Papamihali, Admir Shehaj, Petrit Makustaj, Leonard Mustafaraj dhe Alfred Mamani jane te pandehur per akuzen e shperdorimit te detyres ne bashkepunim.

Prokuroria njoftoi se per arkitektin, inxhinierin dhe nje aksioner ne firmen sipermarrese “Arti Ndertimi” hetimet u mbyllen.

Top Channel