Lezhe, shkolla merr emrin e arsimtarit

10/03/2009 14:35

Emri i nje mesuesi te njohur te zones se Lezhes i eshte vendosur shkolles 9-vjecare ne fshatin Manati te ketij rrethi.

Keshilli i komunes Klosh vendosi qe nderonte Dod Geg Jakun duke i vendosur emrin e tij shkolles. Arsimtari shume i njohur per kete zone tashme ne moshen 70-vjecare eshte nderuar me kete veprim per shkak te angazhimit te tij per arsimin.

Ai ka vuajtur nga regjimi komunist dhe eshte burgosur ne vitin 1979 me 10 vjet burg me akuzen e agjitacionit dhe propagandes. Dhe 5 vite te tjera i ka kaluar ne internim. Ne ceremonine e organizuar me kete rast prane shkolles se fshatit Manati ishte edhe deputeti i zones Prec Zogaj.

Ai ka thene se jemi mesuar qe emrat dhe meritat shpesh te jepen pasi njerez apo personalitete ndahen nga jeta, por ne kete rast eshte ndryshe.

Top Channel