Inflacioni, ne nivelin me te ulet ne shkurt

09/03/2009 20:50

Inflacioni ka shenuar ne muajin shkurt nivelin me te ulet te dy viteve te fundit duke arritur ne 1.9 per qind. Nje vit me pare kjo shifer ishte 3.6 per qind.

Sipas te dhenave te Institutit te Statistikave, gjate muajit te kaluar rritje te cmimeve me pakice eshte vene re per produktet ushqimore, cmimet e te cilave jane rritur mesatarisht me 1.6 per qind.

Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 6.2 perqind verehet ne nengrupin “zarzavate perfshire patatet”.

Rritje me 0.2 per qind ne terma mujore kane shenuar edhe cmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit. Ndersa cmimet e veshjeve dhe karburanteve jane ulur respektivisht me 0.2 dhe 1.5 per qind.

Top Channel