Fico: Mbrojtje femrave nga ngacmimet seksuale

09/03/2009 21:45

“Zbulimi i ceshtjes Pango eshte nje fitore, por shume e vogel sepse ka nje administrate publike shume te madhe”.

Keshtu e ka komentuar Delina Fico, perfaqesuese e shoqates se grave, skandalin me ish-ministrin e Kultures te denoncuar nga “Fiks Fare”.

Sipas saj, ky shembull duhet te behet nje nisme per te marre masa dhe te krijohen mekanizma per mbrojtjen e femres.

“Nga denoncimi duhen marre masa per ta ndeshkuar. Nese une jam nje femer dhe behem pre e ngacmimit seksual, duhet te kem mundesi qe te paraqes ankesat e mija dhe gjate ketij procesi te jem e mbrojtur. Nje proces i tille nuk ekziston”, ka shtuar Fico.

Top Channel