Itali-Shqiperi, pakt per transferimin e te denuarve

08/03/2009 20:10

Rreth 50 te denuar shqiptare qe po vuajne heqjen e lirise ne burgjet italiane pritet te transferohen ne Shqiperi per te perfunduar denimin ne vendin e tyre.

Kjo gje u be e ditur gjate nje takimi mes ministrit te Drejtesise Enkelejd Alibeaj dhe homologut te tij italian Angelino Alfano.

Megjithese sipas te dhenave jo zyrtare thuhet se Italia ka ne kerkim 147 shtetas shqiptare te cilet dyshohet se kane kryer krime ne kete vend dhe fshihen ne Shqiperi, ministri Alibeaj tha se kjo gje nuk do te ndodhe me.

“Shqiperia nuk do te jete me vendi ku strehohen persona kriminale. Persona te cdo lloj nacionaliteti nuk do te mund te gjejne ne Shqiperi parajsen per te thyer ligjin. Nje numer i konsideruar, mbi 50 raste (te shqiptareve qe vuajne denimin ne Itali) kane njohur fillimin e procedimit te ekzekutimit. Ka kaluar faza e njohjes se vendimit dhe jemi thjesht dhe vetem ne fazen e ekzekutimit te tyre. Kjo sepse tashme ne Shqiperi ekziston mundesia, me ndertimin e burgjeve te reja, qe te mund te operojme me transferimin e tyre nga Italia”, eshte shprehur Alibeaj.

Nderkohe ministri italian shprehu gatishmeri per ngritjen e nje grupi pune per te bere te mundur shkurtimin e procedurave te transferimit te te denuarve.

“Tashme mes dy vendeve tona nuk mund te flitet vetem per marreveshje transferimi te te denuarve, por edhe per reformat ne drejtesi. Ky takim sot ishte momenti i nje bashkepunimi te rendesishem dy palesh, nga dy ministra te te njejtit gjeneracion, te rinj dhe me shume entuziazem me shume deshire per te ndryshuar sistemin e drejtesise, si ne Itali dhe ne Shqiperi. Me nje vullnet shume te madh duam te japin nje sistem drejtesie me eficent ndaj qytetareve”, tha Alfano.

Top Channel