Qeveria kineze sulmon Dalai Lamen

07/03/2009 12:35

Qeveria kineze ka sulmuar ashper liderin shpirteror te tibetianeve, Dalai Lama. Ministri i Jashtem, Yang Jiechi ka deklaruar se ai deshiron te krijoje nje Tibet me nje te katerten e territorit kinez.

Te gjithe kinezet dhe grupet e tjera etnike, te cilet jetojne prej brezash ne Tibet, deshirojne ta debojne Dalai Lamen nga ky territor. Yangi  i beri thirrje bashkesise nderkombetare qe te mos e mbeshtese udheheqesin e tibetianeve per kete perpjekje.  

Autoritetet e Pekinit jane te shqetesuara per nje vale te re protestash te aktivisteve pro Tibetit. “Dalai Lama dhe mbeshtetesit e tij duan te largojne forcat e armatosura kineze dhe te kerkojne nga etnite e tjera te largohen, ndersa ju e quani ate nje personalitet fetar”, tha ministri kinez.

Top Channel