Itali, vazhdon nxjerrja e trupave nga germadhat

07/03/2009 18:40

Rendohet minute pas minute bilanci i viktimave te termetit ne rajonin Abruzzo te Italise. Se fundmi, dy vajza, studente ne nje konvikt te shembur, jane nxjerre nga germadhat e nderteses.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave dy vajzat jane identifikuar dhe jane te moshave 20 dhe 24 vjec.

Pak momente me pare, nga germadhat e se njejtes ndertese u nxorren trupat e pajete te kater te rinjve. Me keto raste, shkon mbi 210 numri i te vdekurve si pasoje e termetit fatal.

Top Channel