Legalizimet, ndahen tapite e para

06/03/2009 15:45

Drejtori i Agjencise se Legalizimit, Shaban Memia ka shperndare certifikatat e para te lejes se legalizimit per 5400 objekte, qe ndodhen ne disa qarqe te vendit.

Zoti Memia sqaroi se deri me tani jane identifikuar 270 mije objekte qe perbejne 70% te ndertimeve informale ne vend.
“Dokumentacionet jane bere thuajse gati per 150 mije objekte. Nese shlyhen ‘cash’ do te kete edhe 20 bonus”, u shpreh Memia.

Gjate javes se ardhshme do t’i jepet titulli i pronesise rreth 6 mije apartamenteve, dyqaneve dhe garazheve te ngritura ne ndertime me leje.

Top Channel