Izrael, zbardhen emrat e qeverise se re

06/03/2009 17:30

Lideri i partise se djathte radikale, Avigdor Lieberman do te jete ministri i ri i Jashtem i Izraelit.

Lajmi, ende i pakonfirmuar, behet i ditur nga mediat izraelite, sipas te cilave marreveshja eshte arritur gjate nates mes Lieberman dhe kryeministrit Netanyahu.

Nderkohe, numri dy i se njejtes parti, Uzi Landau do te jete minister i Sigurise se Brendshme, kurse Daniel Friedman do te konfirmohet per vazhdimin e detyres si minister i Drejtesise.

Top Channel