Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, negocion me te afermit e viktimave te 9 janarit, te cilet jane futur ne greve urie.
Duke i percjelle shqetesimin e presidentit, Bamir Topi, per gjendjen e grevisteve, Spahiu permendi se drejtesia ka ndeshkuar disa prej trafikaneteve, ndersa te tjere jane ende ne kerkim.
Familjaret e personave te zhdukur ne tragjedine e 9 janarit 2004 kane nisur prej nje jave greve urie duke kerkuar gjetjen e trupave te femijeve te tyre te zhdukur. Protesta e ketyre familjareve nisi serish pasi ata thone se kane siguruar nje deklarate te ish- shefit te krimeve te asaj kohe ne Vlore, Sokol Bizhga, ku thuhet se “daten e 10 janarit nje dite pas tragjedise, jane gjetur trupat e pajete te atyre qe sot cilesohen si te zhdukur”.
Familjaret e viktimave akuzojne Ministrine e Mbrojtjes dhe ate te Transporteve se nuk u dhane ndihmen ne kohen e duhur femijeve te tyre.
Ne 9 janar te 2004 ne ujerat e detit Jon humben jeten 28 te rinj kryesisht nga zona e Shkodres, te cilet u nisen me nje gomone nga vendi i quajtur Dhrale ne plazhin e Palases.
Top Channel