“Burg pa afat” per mbikeqyresin e MEICO-s

06/03/2009 10:45

Gjykata e Tiranes vendosi masen e arrestit “burg pa afat” per ish-mbikeqyresin e MEICO-s, Sokol Gjeci.

I arrestuari i katert per tragjedine e Gercedit, akuzohet per vrasjen e me shume se nje personi dhe shkaterrim te prones.

Gjeci, ka qene mbikeqyres i firmes MEICO ne fabriken e demontimit te armeve ne Gerdec.

Prangosja e ish -zyrtarit te MEICO-s eshte mbajtur ne sekret te plote nga Prokuroria e Pergjithshme , por edhe policia, pasi per te ishte firmosur urdher arresti nga gjykata dhe i pandehuri eshte gjetur nga policia jashte kryeqytetit.

Ndersa kane mbetur edhe pak dite nga 15 marsi, prokuroria ka nje liste te pandehurish qe shkon ne 28 persona , mes te cileve edhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, por edhe ushtarake te tjere te larte te Forcave te Armatosura.

Top Channel