“Skandali Pango”, nisin hetimet

05/03/2009 15:00

Prokuroria e Pergjithshme nis hetimet per ceshtjen “Pango” menjehere pasi ish-ministri i Kultures u denoncua ne emisionin “Fiks Fare” per abuzim me postin ne shkembim te favoreve seksuale. (UPDATE)

Prokuroret jane paraqitur ne mesdite ne studiot e “Fiks Fare” ku dhe kane kerkuar kasetat filmike ku ish-ministri Ylli Pango shfaqet duke ngacmuar seksualisht nje vajze te re, ne shkembim te nje vendi pune.

Ne bisedat mes zyrtarit dhe vajzes kuptohej qe e reja kishte aplikuar prej pune, por qe per ta fituar ate duhej t’i ofronte ish-ministrit favore seksuale. Zyrtarisht sipas Prokurorise se Pergjithshme konfirmohet se prokuroria do te verfikoje fillimisht autenticitetin e kasetave dhe me pas organi qendror i akuzes do te vendose se cfare hapash te tjere do te hedhe ndaj ish-ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.

Emisioni “Fiks Fare” shfaqi bisedat mes zotit Pango dhe dy vajzave, njeren ne telefon dhe takimin e vajzes tjeter ne banesen private te Pangos.

Pikerisht ketu ish-ministri tentoi ta joshe vajzen, me premtimin se do t’i siguronte nje vend pune te kenaqshem, duke tentuar ta zhveshe ate. Pas publikimit te ketij skandali seksual, brenda kater minutave kryeministri Berisha vendosi shkarkimin e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Ylli Pango.

Top Channel