Pango-Gate, Shkurti: Investigim standart

05/03/2009 21:10

Kryeredaktori i emisionit “Fiks Fare”, Armir Shkurti ka sqaruar hapat qe redaksia e programit investigativ ndoqi per te hetuar ish-ministrin e Kultures Ylli Pango, i cili u filmua teksa kerkonte favore seksuale ne kembim te nje vendi pune.

“Jane procedura standarte te “Fiks Fare”. Per cdo informacion “Fiks Fare” nis hetimin. Ka pasur sinjalizime edhe here te tjera, por nuk kane qene bashkepunues denoncuesit e zotit Pango. Dua te theksoj se “Fiksi” nuk hyn i pari dhe nuk provokon kurre dhe se pergjegjesia ne kete rast ishte shume e madhe”, ka pohuar Shkurti.

Sipas tij, gjate investigimit te kesaj ceshtjeje kane qene dy raste, por ne rastin e pare personi denoncues u terhoq dhe u zevendesua me nje gazetare te emisionit “Fiks Fare”.

“Kemi pasur dy raste, ishte personi i pare qe pranoi te kontaktonte ministrin Pango, por pasi u tremb ne cuam nje person te kualifikuar, punonjese te “Fiksit”, qe vajti pa iu ofruar ne menyre provokative dhe doli perfundimi. Me pas gjykuam qe ky rast eshte nje rast per transmetim”, ka nenvizuar Shkurti.

Ai ka shtuar me tej se redaksia e emisionit investigativ nuk ka pesuar presione per te mos e transmetuar videon e filmuar. “Pas emisionit strukturat e shtetit kane levizur. Sa per presionet, ai ka qene presion profesional brenda “Fiksit”, debat e keshilla, por kurre nuk ka pasur nje presion qe te marre ne telefon per te mos e dhene”, ka shtuar Shkurti.

Top Channel