Sanader-Topallit: Liberalizimi i vizave, brenda vitit

04/03/2009 12:00

Nje muaj perpara samitit historik te NATO-s, qe do te shenoje zgjerimin e aleances me Shqiperine dhe Kroacine, kryetarja e Kuvendit ka zhvilluar nje vizite ne Zagreb me ftese te homologut mberrin Luka Bebic.

Topalli pati nje takim me kryeministrin Ivo Sanader, qe e cilesoi arritje historike per dy vendet samitin e ardhshem te NATO-s. “Besoj se ne do te kapercejme se shpejti problemet e momentit dhe do te festojme se bashku 60-vjetorin e NATO-s dhe anetaresimin tone me te drejta te plota ne kete aleance”, tha Sanader.

“Bashkepunimi yne pas kesaj ngjarjeje te jashtezakonshme do te kaloje ne nje stad te ri dhe ndihemi shume mire qe do te jemi partnere ne sfidat e reja te sigurise rajonale, por edhe globale“, tha Topalli.  

Lidhur me çeshtjen e regjimit te vizave, Sanader konfirmoi se Kroacia do te liberalizoje levizjen pa viza me Shqiperine brenda ketij viti. “Kjo do te sillte jo vetem levizjen e lire te qytetareve, por edhe intensifikimin e bashkepunimit ne fushen e turizmit, shkembimeve tregtare”, tha ai. Topalli u takua edhe me ministrin e puneve te Jashtme, Gordan Jandrokovic.

Top Channel