Gruaja e Bill Gates: Jo iPod dhe iPhone ne shtepi

04/03/2009 12:15

Ne shtepine e Bill Gates nuk gjen asnje pajisje iPod, apo iPhone. Gruaja e themeluesit te Microsoft, Melinda Gates i ka ndaluar femijet te perdorin produkte te rivalit Apple.

”Ka pak gjera qe jane te ndaluara ne shtepine tone dhe mes tyre jane edhe iPhone dhe iPod”, deklaroi Melinda per revisten “Vogue”.

Bashkeshortja e miliarderit te software, pranoi se vendimin e ka marre per t’i qendruar besnike firmes se krijuar nga i shoqi, edhe pse ndonjehere ka dyshime. Cifti Gates ka dy vajza 12 dhe 6-vjecare dhe nje djale 9-vjecar.

Top Channel