Anglezet ideojne “makinen e kohes”

04/03/2009 12:35

Te udhetosh ne hapesire dhe kohe pa levizur kurre, te degjosh zhurma dhe te vezhgosh ambientin perrreth teje e te kesh  mundesi te prekesh, te ndjesh dhe shijosh gjerat…a s’eshte fantastike?

Po, patjeter qe po! Behet fjale per shpikjen me te fundit te Towards Real Virtuality, nje projekt anglez, i cili per here te pare do te mundesoje provimin e nje realiteti virtual, duke i perfshire te gjithe shqisat tona ne te njejten kohe.

Do te jete e mundur qe te lidhen teknologjite e reja dhe njerezve do t’u lejohet qe te perjetojne gjithcka si reale, packa se eshte vetem nje terren virtual.

Per here te pare ne fushen e realitetit virtual, pese shqisa do te stimulohen ne te njejten kohe ne menyre te koordinuar. Madje loja shkon deri ne ate pike, sa do te behet e pakuptueshme nese jeton ne realitet apo fiction.

Fale Real Virtuality ne te ardhmen mund te udhetohet ne te gjithe boten, pa patur nevoje qe te largohesh nga vendi yt. “Vrima virtuale” mund te transformohet ne makinen e kohes, duke rindertuar ambiente, zhurma, erera, parfume te qyteterimeve antike dhe duke bere te mundur kthimin pas ne histori.

Deri me sot nuk ishte shpikur, madje as projektuar nje sistem qe te lejonte te kryeje kete udhetim fantastik.

“Nuk njohim askend tjeter ne bote qe te jete duke projektuar, kete qe ne po bejme realitet”, thote David Howard, profesor i Universitetit te York, njekohesisht drejtues i projektit.

Top Channel