Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Panairi teknologjik CeBIT qe zhvillohet cdo vit ne Hanover te Gjermanise i ka dhene nje hapesire te madhe zbulimeve te se ardhmes.
Mes projekteve inovative qe kane hapur kete vit panairin, eshte shtuar edhe teknologjia qe lejon manipulimin e imazheve me nje levizje te thjeshte te duarve. Nje mjet qe mund te zevendesoje telekomanden e televizorit. Teknologjia ne fjale quhet iPoint 3D dhe ajo komandohet nga gjeste te kryera ne ajer, pa pasur nevojen e nje mjeti konkret.
Projekti eshte zhvilluar ne Heinrich-Hertz-Institut dhe bazohet ne dy telekamera FireWire qe gjurmojne levizjet e duarve dhe gishtave ne hapesire pa asnje kontakt fizik me ekranin apo telekomanden.
Teknologjia e njohjes se veprimeve eshte instaluar ne brendesi te ekranit dhe ajo mund te individualizoje imazhet tredimensionale. Kjo shpikje mund te revolucionarizoje boten e videolojerave , duke nisur nje ere te re ne kete sektor.
Top Channel