Geisha ne nje dite, kursi kushton 100 euro

03/03/2009 12:15

100 euro mjaftojne per t’u bere geishe dhe per te mesuar sekretet e profesionit brenda nje dite. Kjo eshte oferta e bere se fundi nga nje pike turistike ne Ito, ne Japonine qendrore, e cila drejton akademine e geishave dhe synon te zhvilloje artin e harruar.

Vajzat studente te ketij kursi te vecante te tradites japoneze mund te zgjedhin nje nder dy opisone per te mesuar ne nje ose dy dite dhe per te paguar perkatesisht 104 dhe 154 euro.

Programi parashikon mundesine e mesimit te veshjes tradicionale, kimonose, qe kerkon te pakten 1 ore kohe. Nuk mungojne as leksionet per trukun e vecnate dhe te trajtimit te trupit, si dhe mesimet e kercimit dhe te kenges.

“Shpresoj qe vajzat tona ta kuptojne sekretin e bukurise se ketyre grave japoneze”, tha Hiromitsu Mushiaki, nje nga organizatoret e akademise.

Top Channel