Withers: Garantoni pavaresine e gjyqesorit

02/03/2009 10:35

Shqiperia duhet te angazhohet per te garantuar pavaresine e gjyqesorit. Ka qene kjo porosia e ambasadorit amerikan John Withers, i ftuari i nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu, ne nje takim te krereve te gjykatave te rretheve.

”Asgje nuk eshte me e rendesishme se nje sistem drejtesie i lire dhe i ndershem. Asgje nuk eshte me e rendesishme se besnikeria ndaj parimeve te Kushtetutes. Per demokracine e rendesishme eshte ndarja e pushteteve dhe pavaresia e gjyqesorit”, deklaroi ambasadori amerikan. Sipas tij, gjyqtaret me integritetin e tyre do te kontribuojne ne rritjen e demokracise ne vend.

Ne mbrojtje te gjyqesorit u deklarua edhe nenkryetari i KLD-se. Spahiu tha se pavaresia e tij kerkon gjyqtare me integritet dhe ajo eshte kusht per shtetin e se drejtes.

“Gjyqtaret duhet te bejne nje jete aktive dhe me integritet. Ata duhet te luftojne hapur per ate qe besojne se eshte e drejte dhe e vertete, madje edhe kur rrezikojne vete jeten e tyre”, u shpreh Spahiu, i cili ftoi te gjithe gjyqtaret qe te perfshihen ne perpjekjet e KLD-se per nje sistem gjyqesor me te besueshem.

Spahiu mbeshteti raportin e DASH per Shqiperine, ne te cilin Withers theksoi se terhiqet vemendja per sundimin e ligjit dhe pavaresine e gjyqesorit.

 

 

Top Channel