Tragjedia e familjes shqiptare

02/03/2009 19:50

Gjyshja e dy femijeve te vegjel, Dorina e Dorian, rrefen per menyren e mundimshme se si familja e djalit te saj Mergimit, udhetoi drejt Italise per nje jete me te mire.

Ajo shprehet mes dhimbjes se Zoti i ka marre pjesetaret me te mire te familjes se saj. “Nusja e re me dy femijet iken. Atje kane shkuar me gomone, edhe nusja me dy femijet me gomone iken. I respektuan te gjithe kur shkuan atje”, tregon Zoje Gonaj.

Te afermit e familjes jane informuar permes telefonave nga te tjere te njohur per menyren se si ka ndodhur ngjarja ne Firence. Ata thone se kjo eshte deshmi e jetes se veshtire e plot rreziqe te emigranteve ne vende te ndryshme.

“Nga informacionet qe kemi marre rezulton se ka pasur edhe here te tjera rrjedhjeje gazi. Por shqiptari ka qene gjithmone i vuajtur. Per mendimin tim duhet te kete njefare pergjegjesie perderisa i jane pergjigjur shtetit italian me te gjitha dokumentet”, shprehet Prel Gonaj, i aferm i viktimave.

Familja Gonaj kerkon nga shteti shqiptar qe t’i ndihmoje per te sjelle trupat e tre pjesetareve te familjes se saj qe humben jeten nga shperthimi i gazit ne Itali. “Kerkojme nga shteti qe te na ndihmoje sa me pare per kete ngjarje”, shton Prel Gonaj.

Nderkohe qe ne nje mesazh ngushellimi familjes Gonaj, kryeministri i vendit Sali Berisha u eshte drejtuar te afermve te viktimave, duke u kerkuar qe te gjejne forcen per ta perballuar kete humbje te tmerrshme, ndersa i ka siguruar ata se i ka kerkuar Ministrise se Jashtme per te ndermarre praktikat e nevojshme per sjelljen sa me pare te trupave te viktimave ne Shqiperi.

Top Channel