PD terhiqet nga pr/ligji per shoqerine civile

02/03/2009 20:55

Mazhoranca eshte terhequr nga miratimi ne Kuvend i projektligjit per krijimin, organizimin dhe funksionimin e agjencise per mbeshtetjen e shoqerise civile.

Ky projektligj kishte per synim krijimin e nje fondi te vecante nga ana e qeverise, qe do te sherbente per te mbeshtetur financiarisht organizatat jofitimprurese.

Por iniciativa ligjore e mazhorances eshte kundershtuar fort nga opozita e cila e quajti kete nje tjeter tentative te qeverise per te uzurpuar shoqerine civile dhe per te ushtruar presion ndaj saj.

Pavaresisht se deputete te ndryshem te shumices u perpoqen ta mbronin kete projektligj, ne perfundim kreu i parlamentareve demokrate Astrit Patozi propozoi terheqjen e tij dhe kthimin per diskutim ne komisionin perkates ne Kuvend.

Top Channel