Mbrojtja nga gripi, qumesht ne vend te agrumeve

02/03/2009 12:00

Kemi shtrydhur pa fund agrume per t’u mbrojtur nga gripi dhe te ftohtet, por tani mesohet se eshte me mire te pime qumesht. Studimi eshte publikuar nga nje grup kerkuesish te Universitetit te Kolorados dhe te “Massachusetts General Hospital” ne Boston.

Ata kane verejtur nje lidhje mes semundjeve te aparatit te frymemarrjes dhe vitamines D, duke matur nivelin e vitamines tek 19 mije persona. Ata qe kishin ne trup me pak se 10 nanogram per mililiter gjak, ishin 40 perqind me te rrezikuar per t’u semurur nga infeksionet e stines. Efekti i vitamines D ishte me i dukshem tek personat qe vuanin nga astma, apo nga bronkopneumonia akute.

Duke iu referuar studimit te shkencetareve amerikane, per te luftuar gripin, ne vend te dyndemi me vitaminen C, duhet te perdorim vitaminen D. Vitamina C eshte nje antioksidant dhe ne e kemi perdorur shpesh, por ajo ka rezultuar efikase vetem ne rastet eksteme.

Mjeket thone se tani duhet te perqendrohemi tek qumeshti, qe ka vitamine D. Ne dimer shtohet prekja nga gripi, sepse vitamina D bie dhe ekspozimi ne diell eshte me i paket.

Top Channel