Mars, uji ka rrjedhur miliona vjet me pare

02/03/2009 19:55

Uji ka rrjedhur ne siperfaqen e Marsit shume shekuj me pare. Nga planeti i kuq eshte marre nje tjeter deshmi pasi sonda Mars Reconnaissance Orbiter e NASA-s ka dhene imazhe te nje krateri nga nje zone e jugut te planetit.

Fotoja tregon qarte disa kanale ne te cilet mendohet se ka rrjedhur uje i ardhur nga bora dhe akujt e shkrire ne zonat e siperme. Nje gje e tille ka ndodhur rreth 1.25 milione vjet me pare. Rezultatet e studimit jane publikuar ne revisten “Geology” ku thuhet gjithashu se ne periudha te caktuara, planeti i kuq ka kaluar kohe te ngrohta.

“Ne keto momente, kanalet e treguara ne foto kane transportuar ujin e shkrire”, shprehet Samuel Schon nga Brown University. Keto rezultate u bashkangjiten atyre te mbledhura gjate viteve te shkuara nga sondat MarsExpress, Spirit apo Opportunity.

 Nderkohe, nje lajm i mire vjen pikerisht nga Spirit, pasi sonda ka rilidhur kontaktet me Token fale eres qe vendosi ne vend panelet diellore qe e lejojne sonden te furnizohet me energjine e mjaftueshme per te rinisur punen.

Top Channel