Kriza frenon kredite

02/03/2009 15:40

Kriza ekonomike ka bere qe te frenohet kreditimi. Te dhenat e Bankes se Shqiperise tregojne se ritmet e kredise gjate muajit dhjetor te rriten me 0.5 perqind, rritja me e vogel qe prej vitit 2004, vit ne te cilin nisi edhe kreditimi.

Te dhenat tregojne se per kete muaj, kredia per ekonomine krahasuar me nentorin, u rrit me vetem 0.5 per qind

Por edhe kjo rritje minimale, eshte arritur nga kerkesa e qverise dhe nderrmarrjeve publike, pasi kredia per sektorin privat, per here te pare pas pese vjetesh, jo vetem qe nuk eshte rritur, por ka rene.

Gjate kesaj kohe eshte verejtur edhe nje tendence e re. Pothuajse e gjithe kredia e re qe eshte dhene gjate dhjetorit, ka qene ne leke dhe jo ne valute.

Ekspertet e Bankes Qendrore thone se shkaqet per kete tkurrje te ritmeve te kredise ka ardhur per shkak te presioni qe mbart kriza globale e financave. Bankat jane bere te kujdesshme per kredite qe ato japin, cka konfirmohet edhe nga fakti se pjesa derrmuese e kredise eshte per qeverine, ku risku i moskthimit eshte zero. Por nga ana tjeter ekspertet thone se edhe vete ekonomia ka ulur kerkesen per kredi.

Top Channel