Korce, demtohet rruga e re

02/03/2009 12:20

Ende pa mbaruar mire shtrimi i asfaltit ne gjithe gjatesine e rruges Korce-Plloce, jane krijuar gropa te shumta dhe demtime te tjera.

Shtresa e pare qe u hodh jo me larg se tre muaj me pare, duket se nuk ka rezistuar nga kalimi i vazhdueshem i mjeteve. Punetoret qe po merren me prerjet dhe heqjen e asfaltit thone se ka ndikuar lageshtira, pasi punimet jane kryer ne mot me reshje.

Ne shume segmente pergjate nje gjatesie prej 25 kilometrash asfalti po hiqet per te rinisur nga e para. Per te mos penguar kete here kalimin e mjeteve punimet perqendrohen ne nje krah te rruges, per te kaluar me pas ne anet e tjera te demtuara.

Top Channel