Tirane, arratiset me miliona sekseri i pallateve

01/03/2009 13:45

Duket se policia ka “gjetur” nje mashtrues me se fundi, i cili perfiton nga “uria” per te ndertuar dhe investuar parate ne biznesin e ngritjes se pallateve ne kryeqytet.

Pikerisht nje nga “sekseret” e shumte ne kete fushe, i merr 147 mije dollare shtetasit Fatmir Rexhes, me premtimin se do ta beje aksioner ne ndertimin e nje pallati ne zonen e Shkolles se Baletit ne Tirane. Por pasi merr shumen e majme, ia mbath.

Policia e Tiranes ka bere te ditur se ka derguar ne prokurori shtetasin Fatmir Rexha, 55 vjec, banues ne kryeqytet. Denoncimi ndaj 55-vjecarit ka ardhur nga personi i cili dikur ka qene miku i tij.

Por ndaj Rexhes, sipas policise, ka shume kallezime per te njejtin mashtrim. Ne policine e kryeqytetit jane depozituar shume kallezime per mashtrime ne shuma te medha.

Top Channel