Sarande, Rama: Shqiptaret te lodhur nga mashtrimet

01/03/2009 15:20

Gjate turit te tij ne shume qytete te vendit, kreu socialist Edi Rama eshte ndalur ne Sarande ku ne takimin me rrjetin e vullnetareve ka deklaruar se ka ardhur koha per krijimin e nje shteti per te gjithe.

Pas 18 vjet tranzicioni, shqiptaret, sipas Rames, jane te lodhur nga mashtrimet dhe paaftesia ne qeverisje.

“Eshte nje mundesi e jashtezakonshme per te bere histori dhe kete histori ne nuk mund ta bejme as duke iu pergjigjur baltes me balte e mllefit me mllef dhe as duke mbetur brenda fushes se vjeter te lojes se politikaneve dhe te marifeteve mes tyre”, eshte shprehur Rama.

“Ne mund te bejme histori duke mos reshtur se ndezuri driten e shpreses ne zemrat dhe mendjen e shqiptareve te te gjitha moshave krahinave dhe perkatesive politike, sepse per ne Shqiperia nuk eshte e ndare mes burrash e grash, mes te vjetrish e te rinjsh, mes socialistesh dhe demokratesh, por eshte e bashkuar ne nje enderr. Ne endrren qe 18 vjet me pare i nxori njerezit ne rruge per Shqiperine si gjithe Evropa dhe qe sot kerkon rruge per te dale nga duart e atyre qe e pengojne te realizohet”, shtoi kreu i PS-se.

Top Channel