Aksidentohet qellimisht biznesmeni italian

01/03/2009 13:30

Nje biznesmen italian eshte perplasur qellimisht nga nje automjet ende te paidentifikuar ne qender te Fushe Krujes ne oren 7 te mengjesit te se dieles.

Sipas burimeve zyrtare te policise, dy te rinj me nje automjet e kane goditur ne afersi te nje robaqepesie e cila eshte ne pronesi te biznesmenit Tiberio Puntiniano.

Automjeti eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes, ndersa biznesmeni i eshte drejtuar spitalit ku edhe pas nderhyrjes se pare mjekesore vazhdon te jete ne nje gjendje te rende per jeten e tij.

Policia tha se ka shoqeruar drejt rajonit te policise ne Fushe Kruje kalimtare te rastit qe mund te kishin pare ngjarjen, por askush prej tyre nuk ka mundur dot ta shohe targen e automjetit qe ka perplasur ne toke biznesmenin italian.

Ekspertiza ka dale ne perfundimin se aksidenti eshte i qellimshem, nderkohe qe vazhdojne hetimet per identifikim e autoreve.

Top Channel