Zyrtarizohet partia e drejtuar nga Petro Koci

28/02/2009 16:25

Me afrimin e zgjedhjeve politike te qershorit po rritet si interesi, ashtu edhe jeta e partive te reja politike.

Dita e fundit e muajit shkurt shenoi dhe zyrtarizimin e Partise Socialiste te Vertete 91, pas G99 te Erjon Velise dhe Ligj per Drejtesi e Spartak Ngjeles.

PSV 91 eshte  themeluar nga Petro Koci qe ka drejtuar brenda Partise Socialiste, levizjen per katarsis. Gjithsesi edhe kjo parti ka si simbol te saj trendafilin roze te se majtes socialiste megjithese ne nje forme tjeter.  

Nen slloganin per nje fitore te se majtes, Komiteti Drejtues i kesaj partie te re mori disa masa organizative zgjedhore, por nenvizoi dhe kryefjalen politike qe do te jete solidariteti me te papunet pensionistet, veteranet, nxenesit, naftetaret dhe minatoret pronaret e djeshem apo te sotmit.

Ndersa si aleate te pazevendesueshem partia e Petro Kocit ka zgjedhur socialistet e thjeshte pavaresisht nga partia ku bejne pjese.

Kryetari Koci nenvizoi se partia e tij mbetet per nje republike parlamentare dhe jo kryeministrore duke shigjetuar qeverisjet e kryeministrave te pakontrollueshem,  sic tha ai,  te majte apo te djathte qe kane prodhuar tragjedi se Gerdeci apo shkaterrime si te Jales.

Top Channel