PS: Lufta e qeverise me BB, e rrezikshme

28/02/2009 14:45

Partia Socialiste i ka konsideruar si te rrezikshme qendrimet e qeverise ndaj Bankes Boterore.

Nje dite pas deklaratave te ministrit te Financave, i cili tha se se projektin per Gjirin e Jalit qeveria mund te financoje edhe vete, nese banka terhiqet, ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, tha se keto qendrime jane te rrezikshme per Shqiperine ne kete kohe krize ekonomike.

“Deklarata e djeshme e qeverise se eshte e zonja t’i tregoje deren Bankes Boterore per kete projekt, sic ka bere ne 1996 apo pak kohe me pare me FMN-ne, eshte vetem nje deshtim”, u shpreh Malaj.

Sipas tij, lufta e deklaratave ne distance me polet e vendimmarrjes boterore eshte nje kosto e rende.

Top Channel