Ndalohet peshkarexha italiane per peshkim te paligjshem
28/02/2009 19:35
Roja bregdetare e Forcave te Armatosura Shqiptare ndaloi sot nje peshkarexhe italiane te cilen e ndiqte prej tre ditesh, pasi ajo shkelte rregullisht ujrat tona territoriale.
Anija italiane peshkonte ne menyre te paligjshme dhe sapo motoskafet e Rojes Bregdetare Shqiptare i afroheshin, ajo largohej ne ujrat nderkombetare, duke e bere te pamundur kapjen e saj. Burime te Ministrise se Mbrojtjes bene te ditur se me ne fund peshkarexha italiane u ndalua ne ujrat territoriale shqiptare dhe tashme ndodhet ne Portin e Vlores e bllokuar.
Drejt portit jane nisur zyrtare te larte te marines ushtarake, te cilet do te procedojne sipas ligjeve dhe konventave nderkombetare ne lidhje me kete ceshtje.
Top Channel