FMN: Kujdes kostot e “Rreshen-Kalimash”

28/02/2009 08:20

FMN i ka kerkuar qeverise shqiptare te rrise cmimin e energjise elektrike dhe te shtyje me disa muaj uljen e sigurimevecshoqerore, ne menyre qe te sigurohet stabiliteti makroekonomik, por duket se qeveria nuk ka nder mend te zbatoje asnje nga keto keshilla.

Ne raportin per Shqiperine, qe FMN publikoi, behet e ditur se fundi i marreveshjes mes Shqiperise dhe Fondit ka ardhur ne nje kohe te veshtire, dhe se zgjedhjet e ketij viti mund te ulin vemendjen ndaj stabilitetit makroekonomik. FMN thote gjithashtu se nuk eshte rene dakord me qeverine shqiptare mbi projeksionin per rritjen ekonomike te ketij viti.

Fondi paralajmeron gjithashtu se “rritja e shpejte e borxhit te Shqiperise” perben nje shqetesim dhe se me autoritetet shqiptare eshte diskutuar per te percaktuar nje kufi. Sipas eksperteve te FMN-se, segmenti Rreshen-Kalimash eshte kthyer ne nje problem te rende makroekonomik. Gjate ketij viti, projekti do te kushtoje plot 3.2% te Prodhimit te Brendshem Bruto, por problemi me i madh i saj eshte qe ky projekt sjell ne masen 80% importe.

Kjo shifer eshte e barabarte me nje te treten e deficitit te llogarise korrente te vitit te kaluar. Per pasoje, edhe kete vit rruga patriotike do te rendoje bilancin tregtar dhe bilancin e pagesave, duke rrezikuar stabilitetin e kursit te kembimit. Per pasoje, efekti i kesaj rruge ne ekonomine shqiptare sot eshte vetem negativ, pavaresisht se ne Prodhimin e Brendshem Bruto konsiderohet shkaku i rritjes ekonomike.

 

Top Channel