Ministri Basha, ne Gjykaten e Larte

27/02/2009 10:05

Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, ka mberritur ne Gjykaten e Larte. Ai do t’u pergjigjet akuzave per shperdorim detyre me fondet e rruges Durres-Kukes dhe shkelje te pabarazise ne tendera.

Ministri aktual i Jashtem shoqerohet nga avokati i tij Zef Nikaj. Basha do te njihet zyrtarisht me akuzat e ngritura nga prokuroria, pasi deri tani ka refuzuar te firmose aktet ne ngarkim te tij.

Ne gjykate ka mberritur edhe i akuzuari tjeter per abuzimet ne segmentin Rreshen-Kalimash, ish-drejtori juridik Andi Toma. Hetimet per abuzimet me fondet  e rruges nisen nga prokuroria e Tiranes ne vitin 2007.

Nen akuze fillimisht u vune edhe ish zv/ministri Armand Teliti dhe ish-drejtoresha e Pergjithshme e Rrugeve, Lejla Saraci, por prokuroria vendosi te pushoje akuzat ndaj tyre per mungese provash.

Top Channel