Bushati: Hyrja ne BE, qeveria ne udhekryq

26/02/2009 21:45

Eksperti i ceshtjeve te integrimit, Ditmir Bushati ka kritikuar qeverine per qendrimin ne lidhje me ceshtjen e aplikimit per statusin e kandidatit ne BE.

“Deklarata e ministrit te Jashtem ne Bruksel ishte boshe, pasi tha se nuk jemi ne gjendje per te aplikuar, ndersa ministri i Jashtem cek beri nje deklarate shume te qarte”, ka pohuar Bushati.

Sipas tij, qeveria shqiptare duhet te kryeje reformat, pasi nga ato varet integrimi dhe skepticizmi per zgjerimin e BE nga vendet anetare nuk eshte pengesa e vertete.

“BE qe nga krijimi eshte shoqeruar me lodhje te zgjerimit. Ky nuk eshte nje proces i njeanshem, por kombinohet cilesia e reformave”, ka nenvizuar Bushati.

Ai ka shtuar me tej se momenti me i pershtatshem qe Shqiperia te aplikonte per statusin e kandidatit ne BE ishte gjate presidences sllovene.

Top Channel