Masakra e Qafe Gjashtes, rebelohen deshmitaret

25/02/2009 17:00

Atehere kur pritej qe para Gjykates se Krimeve te Renda te flisnin deshmitare okulare per ngjarjen e rende te vitit 1997 ne Sarande, e njohur si masakra e Qafe Gjashtes, procesi u shty per shkak te mungeses se avokateve.

Por vendimi qe gjyqtari Fran Preni u komunikoi gjashte deshmitareve per t’u paraqitur serisht para togave te zeza te merkuren e ardhshme ka shkaktuar debate ne salle. Dy prej deshmitareve qe kishin ardhur nga Saranda disa here per te deshmuar thane se nuk vijne me ne gjykate, pasi sipas tyre nuk kane mundesi ekonomike

Gjyqtari Preni ka urdheruar deshmitaret te mos flasin ne sallen e gjyqit, pa i pyetur gjykata, megjithate kjo nuk i ka penguar ata te shprehen per zvarritjen e seances e sipas tyre ata duhet te ishin njoftuar.

Mungesa e avokateve eshte bere shkak qe edhe procese te tjera te rendesishme te shtyhen pikerisht gjate degjimit te deshmitareve. Ne gjyqin ndaj te pandehurve te bandes se Lushnjes, 10 deshmitare te kesaj ceshtjeje u rebeluan per shkak se kishin ardhur disa here ne gjykate, por nuk kishin arritur te deshmonin.

Procesi i njohur si masakra e Qafe Gjashtes ka dhjete te pandeheur qe akuzohen per ngjarjen e 4 marsit 1997. Aty mbeti i vrare polici Gjergj Mehmeti, ndersa polici tjeter Eduart Alia, u torturua dhe u mbajt peng per disa dite me radhe.

Top Channel