Zhdukja e Hoxhes, vijon pyetja e deshmitareve

24/02/2009 14:45

Procesi i radhes ndaj te pandehurve Arben Segjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro vijoi me pyetjen e deshmitareve te cilat kane qene ne strukturat e policise dhe SHIK-ut ne kohen kur u rrembyen Rezmi Hoxha, Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj.

Mes deshmitareve ishte edhe gazetari Xhevdet Bashollari, shok femijerie me Ziso Kristopullin i cili i tha gjykates cfare i kishte treguar ai ne kohe kur u rrembye nga SHIK-u.

Sipas tij, Ziso i kishte thene se kishte marre pjese ne shoqerim edhe Avni Koldashi qe sipas tij e kishte trajtuar mire, nderkohe qe sapo kishte ikur Kodashi disa te tjere i kishin mbuluar fytyren me thes ne menyre qe mos te shikonte rrugen ku do ta dergonin.

Para gjykates doli edhe ish-inspektori i komisariatit 3, Zeograf Cala qe mbante kete detyre ne kohen kur u rrembye Remzi Hoxha, si dhe mbulonte zonen ku punonte biznesmeni i zhdukur.

Gjate deshmise rezultoi se Cala ka qene i pandheur si bashkepuntor ne rrembim dhe ne adrese te tij ka patur mase sigurie, pasi sipas prokurorise nuk kishte bashkepunuar per t’i dhene informacion organi te akuzes mbi viktimen Hoxha.

Por Cala i tha gjykates se nuk dinte asgje per Remzi Hoxhen dhe ndaj nuk kishte bashkepunuar, pasi gjate asaj kohe ai kishte probleme familjare dhe nuk mundej t’ja komunikonte prokurorise kete ceshtje.

Top Channel